Canal+: Real Madrid arrin marrëveshje me lojtarin e njohur

Sipas kanalit francez, ‘Canal +’, mesfushori i PSG-së, Adrien Rabiot, tashmë ka një marrëveshje me Real Madridin për sezonin e ri.

Kontrata e Rabiot me PSG përfundon në fund të këtij sezoni, dhe mesfushori ka qenë i lirë të lidhë marrëveshje me ndonjë skuadër që nga janari i këtij viti.

Rabiot për një kohë të gjatë ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Barcelona, marrëveshje e cila nuk u arrit asnjëherë.

24 vjeçari në rast kalimi te Real Madrid, bëhet transferimi i tretë i ‘Los Blancos’ pas Eder Militao dhe Rodrygo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here