KAOS TE MILANI: Gattuso ka humbur autoritetin në skuadër, Leonardo ka gjetur trainerin e ri

Futbollistët e Milanit pas tre rezultateve negative rradhazi rrezikojnë kualifikimin e Ligën e Kampionëve.

Rosonerët kanë pësuar dy humbje dhe kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e fundit me Udinesen.

Shkarkimi i Gattusos është përsëri temë aktuale dhe siç raporton Gazetta dello Sport, atmosfera në skuadër nuk është aspak e mirë dhe Rino ka filluar ta humbasë autoritetin në zhveshtore.

Sipas Gazetta dello Sport, Gattuso ka humbur autoritetin në skuadër dhe kryesia ka filluar të përzihet në vendimet e tij. Sipas informacioneve Leonardo dhe Maldini janë ata që formojnë skuadrën dhe jo Gattuso.

Për të shpëtuar nga shkarkimi, Gattuso ka filluar ta ndëgjojë Leonardon dhe kështu autoriteti i tij ka rënë dukshëm. Transformimi në formacionin 4-1-2-3 është ide e Leoanardos e implementuar nga Gattuso.

Gattuso është nën presion nga Leonardo që nga dita e parë dhe nuk është sekret që ky i fundit dëshiron trainer të ri për ta drejtuar Milanin.

Në rast se Milani nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, drejtimin e Milanit pritet ta marrë ish traineri i Juventusit, Antonio Conte. Gjithashtu Gattuso mund të largohet nga Milani edhe nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve, pasiqë Leonardo dhe Maldini dëshirojnë një trainer me më shumë eksperiencë.

Milani do të përballet me Juventusin këtë fundjavë, ndërsa Rosonerët ndodhen në pozitën e 4-t me 4 pikë më tepër se Atalanta dhe Lazio që kanë një ndeshje më pak.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here