Këta janë gjashtë lojtarët që Solskjaer do t’i largojë nga Man Utd

‘Djajtë e Kuq’ kanë regjistruar sezone dëshpëruese në vitet e fundit, duke u munguar titulli që nga largimi i Sir Alex Ferguson.

‘Daily Mail’ shkruan se Manchester United po planifikon të largojë gjashtë lojtarë këtë verë, në përpjekjet e tyre për të ndërtuar një ekip që do të sillte titullin.

Antonio Valencia, Matteo Darmian dhe Marco Rojo janë emrat e parë që do të largohen.

Një largim i mundshëm që po diskutohet është edhe ai i Eric Bailly.

Dera e largimeve do të hapet edhe për Ander Herrera dhe Juan Mata, të cilëve u përfundojnë kontratat në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here