Merr fund dominimi i Juventusit në Serie A, dy klube në shënjestrën e investimeve nga Katari

Mediat paralajmërojnë investime nga Katari në Serie A.

Zonja e Vjetër po dominon Serie A për disa vite me rradhë, ndërsa Napoli po mundohet që t’i afrohet, mirëpo diferenca prej 18 pikëve flet për diferencën në Itali.

Biankonerët do ta fitojnë titullin e tetë rradhazi në Serie A dhe vështirë se ndonjë klub do ti japë fund dominimit të Juventusit.

Nuk është se klubet tjera nuk janë munduar, por Juventusi ka ndërtuar një skuadër më kualitetive se rivalët.

Napoli emëroi Ancelottin si trainer, Interi po tenton rikthimin, Milani dukej se ishte në rrugën e duhur, mirëpo tre ndeshjet e fundit Rosonerët i janë rikthyer veseve të vjetra.

Tani mediat italiane raportojnë se gjërat mund të ndryshojnë, pasiqë priten investime nga Katari në Serie A.

Dy klube janë në shënjestër: Roma dhe Milani.

Katarianët zotërojnë një pjesë të akcioneve të Romës nëpërmjet Qatar Airways dhe në rast se James Pallotta vendos që ta shesë klubin, atëherë Romakët do të udhëhiqen nga miliarderët nga Katari.

Te Milani situata është ndryshe, pasiqë fondi Elliott ka plan që ta shesë klubin në të ardhmen dhe një ofertë e mirë nga Katari pritet që të arrijë në San Siro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here