Navas: Nëse ndodh kjo gjë, largohem nga Reali

Zinedine Zidane pas kthimit te Real Madrid, para vetës ka një sfidë të vështirë ku duhet të vendos për numrin një të portës, mes Thibaut Courtois dhe Keylor Navas.

Navas, tri herë fitues i Ligës së Kampionëve, kishte humbur vendin e titullarit këtë sezon pas transferimit të Thibaut Courtois nga Chelsea.

“Nëse trajneri më thotë të shkojë, kjo është ajo që do të bëja. Por kam një kontratë dhe e tashmja është te Real Madrid”, ka deklaruar Navas, kur u pyet rreth së ardhmes së tij.

“Unë gjithmonë do të përpiqem të jap më të mirën dhe të bind trajnerin që duhet të luaj”.

“Kam një kontratë dhe dua të jem këtu, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Le të përqendrohemi në mbarimin e këtij sezoi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here