Spalletti armik me Marottan, Interi ka gjetur trainerin e ri

Marrëdhëniet mes Administratorit të Deleguar të Interit dhe trajnerit Luciano Spalletti kanë mbërritur në një pikë pa kthim, aq sa nuk do ishte çudi që të vijë ndonjë pushim i bujshëm nga puna që në ditët e ardhshme.

Kështu raporton gazetari i Sky Sport, Mariangela Pira, i cili në Itali konsiderohet si mjaft i afërt me disa prej drejtuesve më të rëndësishëm të Interit dhe shpesh ka informacione të rezervuara, që më pas rezultojnë të vërteta.

Pira ka postuar disa mesazhe në Twitter, ku thekson se Marotta e Spalletti janë në konflikt mbi të gjitha për faktin se trajneri nuk zbaton këshillat e klubit në daljet televizive.

“Në këtë moment marrëdhënia është inekzistente, Marotta e Spalletti janë thuajse të huaj për njëri-tjetrin. Spalletti jo vetëm që nuk bën asgjë nga ato që i kërkon Marotta, por del në TV dhe bën saktësisht të kundërtën. Është me fat që nuk po largohet që sot”.

Pira lëshon edhe një “bombë” të dytë: “Pyeta burimin tim në lidhje me Antonio Conte, nuk mohoi asgjë. I thashë që bëhet fjalë për një ish-juventin, por përgjigja ishte ‘Interi mbi të gjitha'”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here