E fundit: Luka Jovic bëhet „mbret“, zbulohen detajet e transferimit

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt Luka Jovic është njëri nga lojtarët që ka bërë bujë këtë sezon dhe për të kanë shfaqur interesim gjigantët europian.

Barcelona shihej si skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij, por së fundmi raportohet se Katalanasit kanë hequr dorë nga sulmuesi serb.

Sot e përditshmja spanjolle Don Balon, ka lansuar një lajm bombastik duke bërë të ditur se Luka Jovic do të transferohet te Real Madridi dhe se do të firmosë kontratë 6 vjeçare me Mbretërit. Jovic pritet të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

Zidane ka kërkuar nga Perez transferimin e Jovic dhe thuhet se Los Blancos kanë arritur akord me Eintracht Frankfurt.

Gjermanët do ta blejnë kartonin e Jovic nga Benfica dhe Eintrachti ka pranuar ofertën e Realit. Mbretërit do të paguajnë 60 milionë euro për Jovic, 10 milionë euro në formë të bonuseve.

Lajmin e ka konfirmuar edhe e përditshmja gjermane Bild dhe në orët në vijim pritet konfirmimi.

Zidane dëshironte një sulmues të ri në skuadër që do të jetë zëvendësues i Benzemas dhe në të ardhmen do të jetë sulmuesi kryesorë i Los Blancos. Nga Reali pritet të largohet Mariano Diaz.

Luka Jovic po luan një sezon të shkëlqyeshëm dhe në 37 ndeshje me Eintracht Frankfurt ka shënuar 23 gola dhe 7 asisitme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here