Icardi largohet në fund të sezonit, e zëvendëson ky sulmues

Sulmuesi argjentinas është rikthyer në skuadër pas dy muajsh, duke arritur të shënoi nga penalltia në fitoren 0-4 të Interit në udhëtim te Genoa.

Por, pavarësisht këtij kthimi, e ardhmja e 26 vjeçarit duket larg Interit.

Sipas ‘Tuttosport’, ka një marrëveshje mes Interit dhe Icardit, që ky i fundit të ndihmojë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, dhe për t’u shitur gjatë verës.

Pasuesi i Icardit pritet të vijë nga Serie A. Bëhet fjalë për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.

33 vjeçari boshnjak, në afër 100 paraqitje për Romën ka shënuar 60 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here