Telashe te Lazio, çështja De Vrij përfundon në Tribunalin e Nionit

Stefan De Vrij u largua në verë nga Lazio, për t’iu bashkuar Interit me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata, por çështja e tij mbetet ende e pazgjidhur në klubin bardhekaltër.

Kjo pasi Lazio e bleu holandezin nga Feyenoord për shumën e 8 milionë eurove, të cilat do të paguheshin në 4 këste, por pikërisht kësti i fundit është shndërruar në mollë sherri mes dy klubeve.

Kjo pasi një haker arriti të depërtojë në komunikimin zyrtar mes dy klubeve dhe të ndërrojë llogarinë bankare, duke bërë që kësti i fundit i bardhekaltërve, të kalonte në llogarinë e tij.

Pavarësisht të gjithave, Feyenoordi kërkon pjesën e mbetur dhe çështja mes klubeve tashmë ka përfunduar në Tribunalin e Nyonit në Zvicër, ku edhe pritet të jepet verdikti final.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here