Formacionet zyrtare: Real Madrid-Eibar, Zidane me risi

Real Madrid pret në “Santiago Bernabeu” Eibarin për javën 31-të të La Liga, fill pas humbjes 2-1 në “Mestalla” ndaj Valencias.

Edhe për këtë ndeshje trajneri Zinedine Zidane ka sjellë risi në 11-shen që ka hedhur në fushë. Mungesa e Marcelos u zyrtarizua që ditën e premte dhe në vend të tij titullar do të luajë Reguilon.

Në këtë sfidë mungon edhe Sergio Ramos, vendin e kapitenit e ka zënë Nacho, teksa Isco dhe Asensio janë sërish titullar në sulm, përkrah me Bale e Benzema. Ndërkohë që Casemiro dhe Kroos janë ulur në stol, duke e filluar ndeshjen nga bankina së bashku me Ceballos, Brahim Diaz, Vazquez, Vallejo dhe Luca Zidane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here