Një skuadër e frikshme: Ja si do të duket Interi sezonin e ardhshëm

Inter po përgatitet që të japë goditjet e fundit për të siguruar vendin e tretë në Serie A, që i siguron automatikisht pjesëmarrjen ën Champions League për të dytin vit radhazi.

Me këtë ecuri të ardhurat në klub do të rriten ndjeshëm, aq më tepër që ky është viti ku pronarët Zhang do të tregojnë veten me paratë që do të shpezojnë në merkato, duke qenë se klubi fiton liri nga sanksionet e UEFA-s.

“La Gazzetta dello Sport” ka analizuar situatën duken vënë theksin se Interi i sezonit të ardhshëm do të jetë komplet ndryshe, duke parë që edhe Beppe Marotta do jetë për herë të parë në krye të dritares së transferimeve, i ndihmuar nga Piero Ausilio.

Teksa në mbrojte është siguruar ardhja e Diego Godin nga Atletico Madrid, një veteran lider, nga i cili Skriniar e de Vrij mund të marrin më shumë besim dhe eksperiencë.

Në mesfushë parashikohet një lëvizje e madhe. Kërkohet që talentit dhe moshës së re të Nicolo Barella, objektiv prej kohësh i klubit zikaltër, t’i shtohet edhe një emër si Ivan Rakitic, 32-vjeçari i Barcelonës që do sillte një vlerë të madhe në mesin e fushës.

Ndërkohë që për në krahun e majtë parashikohet largimi i Ivan Perisic, për t’i hapur rrugë një lojtari të ri. Më i pëlqyeri është Bergwijn i PSV-së, mirëpo për holandezin ka konkurrencë të fortë nga klube elitare në Europë.

Në sulm, e ardhmja e Icardit shikohet gjithmonë e më larg Interit, për këtë Edin Dzeko është zgjidhja ideale. Kjo për faktin se 33-vjeçari ka eksperiencën e duhur për të luajtur në nivel të tillë edhe për disa vite. Kjo do i siguronte një bomber brenda zone skuadrës, ndërsa mosha e tij e madhe do lejonte që të kishte hapësirë edhe për Lautaro Martinez. Në këtë mënyrë argjentinasi rritet në skuadër dhe boshnjaku largohet duke e rritur vetë pasuesin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here