Vendos Solskajer: Ylli i madh largohet nga Man Utd

Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur ta shes këtë verë yllin kilian, Alexis Sanchez.

Lajmi bëhet i ditur nga media e afërt me ‘Djajtë e Kuq’, ‘Manchester Evnenig News’, që raporton se kiliani nuk bën pjesë në planet e trajnerit norvegjez.

30 vjeçari është transferuar te Manchester United në afatin kalimtar dimëror në vitin 2018, por asnjëherë nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij, siç jemi mësuar ta shohim te Arseanal.

Rikthimi në Serie A, mund të cilësohet një destinacion i ardhshëm për Sanchez.

Reprezentuesi kilian gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat edhe të Barcelonës në La Liga dhe Udineses në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here