Ylli i Serie A refuzon Interin, preferon kalimin në Premier League

Objektivi kryesor i Beppe Marotta, sulmuesi boshnjak Edin Dzeko, ka vendosur të rikthehet në Premier League, duke refuzuar kështu një transferim tek Interi.

Sulmuesi luan prej 3 sezonesh me skuadrën e Romës (52 gola në 96 ndeshje), me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2020, por palët nuk do ta rinovojnë atë.

Inter ka kohë që synon ta bindë lojtarin të transferohet në Milano, si zëvendësuesi i Mauro Icardi, por mediat italiane zbulojnë se 33-vjeçari boshnjak ka të tjera plane. Dzeko do të rikthehet në Premier, ku më parë ka luajtur me Manchester City (2011-2016).

Skuadra e re e shtatlartit boshnjak do të jetë West Ham. Mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen, me West Ham që do të paguajë 20 milionë euro për sulmuesin, që do të nisë aventurën e tij të dytë në Premier League. Ekipi anglez i ka garantuar sulmuesit një kontratë 2-vjeçare, ndërsa Interi i ofronte 1 vit kontratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here