Formacionet zyrtare: Inter-Atalanata

Inter pret Atalantën në “San Siro” për javën e 31-të të Serie A.

Një ndeshje që nëse vendasit e fitojnë mund të hedhin një hap të sigurt drejt sigurimit të zonës Champions, por miqtë janë në ritmin e duhur për të marrë një rezultat pozitiv që i bën edhe ata pretendent për vendin e katërt.

Për këtë ndeshje Mauro Icardi do e nisë sërish si titullar, ndërsa Nainggolan është lënë në stol, teksa në vend të tij është preferuar Matias Vecino.

Për Atalantën titullar do ta nisë Berat Gjimshiti, i cili do të ketë duel direkt me Icardin. Ndërkohë Etrit Berisha e nis sërish nga stoli.

Formacionet zyrtare:

Inter (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Vecino, Perisic; Icardi.

 

Atalanta – (3-4-3): Gollini; Mancini, Djimsiti, Palomino; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Castagne, Gomez, Ilicic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here