Insigne paralajmëron largimin nga Napoli, zbulohet destiancioni i ardhshëm!

Lorenzo Insigne ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Napoli për “një ofertë që nuk mund ta refuzoj”, por raportohet se propozimi i vetëm ka ardhur nga Atletico Madridi.

Komentet e kapitenit në intervistën e tij të shtunën për Corriere dello Sport kanë ngritur mjaft dyshime për të ardhmen e tij dhe gazetarët tani po gërmojnë për të dhëna të reja.

Megjithatë, gazeta spanjolle AS dhe gazeta italiane Il Mattinoraportojnë se pretendentët e vërtetë për Insigne janë Atletico Madridi, të cilët janë gati të ofrojë rreth 50-60 milionë euro.

Por, kjo ofertë pritet të refuzohet nga klubi italian, pasi ata kërkojnë rreth 100 milionë euro për yllin e tyre.

Në këtë sagë pritet të ndërhyj edhe agjenti Mino Raiola, i cili shpreson ta ulë çmimin në 80 milionë euro.

Liverpooli dhe Arsenali ishin të lidhur gjithashtu me lojtarin, por ata ende nuk kanë përgatiru asnjë ofertë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here