Presidenti i Barcelonës flet për të ardhmen e Rakitic

Një numër i konsideruar i skuadrave evropiane janë të interesuara për mesfushorin kroat, i cili më herët ka thënë se do dëshironte vazhdimin e kontraëts.

Disa raportime nga mediet spanjolle kanë raportuar se edhe marrëveshja me Valverden ishte arritur me premtimin se skuadra do të mbaj Rakiticin në skuadër.

Disa komente për situatën e komplikuar të lojtarit ka dhënë edhe presidenti i Barcelonës, për ‘ESPN’.

“Rakitic është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës. Ne duhet të përmirësojmë balancin në aspektin e pagave” ka thënë Bartomeu.

“Do të shohim se çfarë ndodh në fund të këtij sezoni” ishin fjalët e presidentit.

Trajneri Valverde ka besim të madh në lojtarin. Kroati është i paprekshëm në planet e Ernestos, dhe kjo gjë mund të ketë ndikim në bisedimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here