Rummenigge njofton datën e dorëheqjes, legjenda e Bayernit zë vendin e tij

Karl-Heinz Rummenigge ka pranuar se do të japë dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjishëm të Bajernit të Mynihut në vitin 2021.

Rummenigge, i cili mori në dorë “frerët” e Bajernit para 17 vitesh ka qenë një ndër personat kyç në transforimin e klubit bavarez në një “gjigant” që nuk njeh konkurrencë në Gjermani në terma financiarë dhe sportiv.

Rummenigge,vendosi të bënte të ditur këtë vendim në një emision televiziv, ku zbuloi dhe pasuesin e tij: Oliver Kahn!

“Po do të dal në pension. Pas dy vitesh do të jetë koha e duhur për t’ia lënë vendit Oliver Kahnit. Plani për momentin është ai të jetë pasuesi im. Ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Bajernin dhe është një njeri i edukuar në fushën e biznesit, ku ka bërë mirë këto vitet e fundit. Zgjedhja e tij bën sens, është njeri i zgjuar dhe e njeh mirë klubin”, tha Rumenige.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here