Valverde: ‘Jemi afruar edhe më shumë me titullin’

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në përballjen ndaj Atletico Madrid, për të ngritur në 10 pikë diferencën me madrilenët.

Ishin golat e Luis Suarez dhe Lionel Messi ata që me gjasë i kanë dhënë fund garës për titullin e La Liga.

Pas kësaj fitore, edhe trajneri i skuadrës katalane beson se skuadra e tij është afruar me titullin.

“Janë tri pikë shumë të rëndësishme për ne. Jemi shumë afër titullit, por duhet akoma për ta fituar” ka thënë Valverde pas ndeshjes.

Testi i radhës edhe më i vështirë për Barcelonën do të jetë ai ndaj Manchester United, në kuadër të Ligës së Kampionëve, fazës çerekfinale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here