Man Utd i ofron Solskjaerit një buxhet të majm për transferime

Ole Gunnar Solskjaer do t’i largojë disa lojtarë nga Manchester United me të përfunduar ky sezon.

Trajneri norvegjez ka krijuar një listë me largimet dhe transferimet që i do në afatin kalimtar të verës te ‘Djajtë e Kuq’.

Manchester United i ka bërë me dije Solskjaerit se do t’i ketë në dispozicion rreth 250 milionë euro për transferimet e reja.

Kjo shumë, mund të rritet edhe nga shitja e lojtarëve, ndërsa testi kryesor për norvegjezin do të fillojë nga sezoni i ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here