‘Operacioni Pogba’, ky është veprimi i fundit nga Real Madrid

Real Madrid po planifikon që t’i transferojë disa emra të mëdhenj në afatin kalimtar të verës.

Në mesin e lojtarëve që skuadra spanjolle i dëshiron në verë është edhe Paul Pogba.

Mesfushori francez e dëshiron largimin nga Manchester United, pas interesimit të shfaqur nga Real Madrid.

Mino Raiola është duke punuar në kompletimin e marrëveshjes, gjersa ‘Djajtë e Kuq’ i duan 130 milionë euro nga shitja e Pogbas.

Agjenti italian i ka bërë me dije Real Madridit se dëshiron një pjesë të parave, për ta mbyllur transferimi e Pogbas në Santiago Bernabeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here