Bayern Munich ndër vite ka transferuar lojtarët më të mirë të Dortmundit, gjersa tani është afër një tjetri.
Bavarezët janë shumë afër ta transferojnë Julian Weigl nga rivali i tyre nga Bundesliga.
Pas humbjes në fundjavën që shkoi nga Bayern Munich, anësori e dëshiron largimin nga Dortmundi, pasi edhe kështu u janë shuar shpresat për titull.
Weigl ka filluar negociatat me bavarezët, gjersa transferimi i tij mund të mbyllet për 55 milionë euro.