Chelsea shpreson në zhbllokimin e merkatos, Sarri dëshiron yllin e Serie A

Anglezët e Chelsea-t i kanë idetë e qarta për transferimet, nëse arrijnë të marrin ‘ok’ për zhbllokimin e merkatos.

‘Blutë’ kanë shënjestruar sulmuesin e Atalantës, Duvan Zapata si përforcimin e radhës në repartin e avancuar.

Sulmuesi kolumbian, i cili vlerësohet rreth 40 milionë euro po bën një sezon të shkëlqyer, ku deri tani ka arritur të shënojë 20 gola dhe është në garë për të fituar trofeun e golashënuesit në Serie A.

Përveç Chelsea-t, për 28-vjecarin prej kohësh ka shprehur interes edhe Interi, që e shikon si zëvëndësuesin e Icardit, në rast largimi të këtij të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here