Gattuso e konsideron si finale ndeshjen ndaj Lazios

Lufta për një vend në top katërshen e Serie A është shumë e ashpër, me skuadrat si Roma, Atalanta, Inter e Milan të cilat luftojnë për një vend që siguron garat evropiane.

Skuadra e Milanos ka dështuar që të shënoj fitore në tri duelet e fundit në Serie A, kështu që Gattuso është në dijeni se kundër Lazios duhet dhënë maksimumi.

“Kundër Lazios do të jetë një finale: Nëse duam të kualifikohemi në Ligën e Kampinëve, ne nuk mund të humbasim. Ne na duhen pikët maksimale” ka thënë Gattuso.

“Jemi ndëshkuar disa herë nga disa gabime, por nuk duhet të jenë arsyetime, as për mua as për lojtarët” ka thënë tutje trajneri.

Skuadra e Milanos është në pozitën e katërt, me pikët e barabarta me Atalantan (52), kurse Lazio është në pozitën e 7 me 49 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here