Merret vendimi për episodin Mandzukic-Romagnoli!

Edhe pse ishte hapur procedim në lidhje me episodin Mandzukic-Romagnoli, në zonën e rreptësisë bardhezi, me sulmuesin kroat që në një përplasje me kapitenin e Milanit, më pas, reagoi duke e goditur me shqelm nga pas shpine, nuk ka ardhur asnjë përjashtim për lojtarin e Juventusit.

Vendimi për të mos e pezulluar me provë TV, në fakt, ishte në ajër, duke parë deklaratat e “shefit” të arbitrave, Rizzoli, që nuk e quajti episod të dhunshëm, por edhe nga fakti se Disiplina nuk mund të hidhte poshtë punën e VAR dhe të godistë kështu rëndën trupën e arbitrave që kishin parë imazhet me “replay” në “Stadium”.

“E konsiderojmë këtë rast si një gjest që nuk ka siguri nëse është i dhunshëm ose jo”, shkruhet në argumentimin e vendimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here