Nuk duan të paguajnë 116 milionë euro për kartonin, ja strategjia e Realit për Hazardin

Eden Hazard është pranë kalimit te Reali i Madridit. Vetë lojtari është shprehur se kërkon të shkojë në Madrid. Kjo gjë pritet të ndodhë në fund të sezonit. Belgu nuk kërkon ta vazhdojë më aventurën e tij me skuadrën e Çelsit dhe sipas mediave angleze, i ka kërkuar largimin skuadrës londineze.

Por drejtuesit e skuadrës duket se kanë vënë një çmim të lartë për të, 116 mln euro. Një shumë që Reali refuzon ta paguajë dhe kërkon të gjejë një mënyrë tjetër për të bindur lojtarin dhe skuadrën e Çelsit. Një opsion është të përdorë kartonin e Kovaçiç, i cili është në pronësi të spanjollëve, por luan në huazim te Çelsi.

Opsioni tjetër është Hames Rodrigez, i cili luan te Bajerni dhe nëse gjermanët nuk do të vendosin ta blejnë në fund të sezonit, atëherë ai mund të shkojë në Londër. Mundësia e tretë është ajo e shtyrjes së lojtarit për të prishur qëllimisht raportet me klubin aktual, duke detyruar këta të fundit ta shesin në një ekip tjetër me çmim më të ulët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here