Zyrtare Kupa e Amerikës 2020 do të zhvillohet në Argjentinë dhe Kolumbi

Argjentina dhe Kolumbia do të jenë dy vendet organizatore të Kupës së Amerikës në 2020-ën. Lajmi është bërë i ditur nga CONMEBOL.

Kompeticioni më i rëndësishëm i Amerikës së Jugut do të luhet pjesërisht në shtëpinë e Leo Messi-t, i cili do të provojë të thyejë tabunë “Albiceleste”, me të cilën nuk ka fituar asnjë trofe, me përjashtim të medaljes së artë në Lojërat Olimpike të 2008-ës.

“Seleccion” do të përballet në fazën me grupe me Bolivinë, Kilin, Paraguain dhe një kombëtare tjetër që do të ftohet. Në grupimin tjetër do të jenë Kolumbi, Brazili, Ekuadori, Peruja dhe Venezuela.

Në edicionin e fundit, atë të luajtur në 2016-ën, triumfoi Kili i Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal, që mundi në finale Argjentinën pas penalltive.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here