Gjithçka gati për kalimin e Hazard te Real Madrid

Real Madrid është i bindur se Eden Hazard do të transferohet në verë në Santiago Bernabeu.

Skuadra spanjolle do t’i paguajë 116 milionë euro Chelseas për transferimin e belgut në afatin kalimtar veror.

Sipas tabloidit anglez, Real Madrid ka gjetur edhe shtëpinë ku do të qëndrojë Eden Hazard.

Belgu do të qëndrojë në Pozuelo të Spanjës, në një shtëpi tejet luksoze, gjersa edhe familja e tij e ngushtë do të bartet atje gjatë muajit qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here