Spalletti merr lajme të mira para sfidës me Atalantën

Lajme të mira nga infermieria e Interit, vijnë për trajnerin Luciano Spalletti, pasi përveç Brozoviçit, që u dëmtua në ndeshjen e të dielës ndaj Atalantës, të gjithë të tjerët janë në dispozicion për ndeshjen e radhës.

Së fundi ka qenë mbrojtësi holandez Stefan De Vrij dhe sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, që i janë bashkuar skuadrës në stërvitje, duke lënë pas dëmtimet përkatëse dhe duke hedhur kandidaturën për një vend si titullar në sfidën e fundjavës ndaj Frosinones.

Ky është një lajm mjaft i mirë për teknikun zikaltër, pasi kampionati është futur në sprintin final dhe Interi sërish po lufton për të siguruar një vend në zonën Champions, ndërsa 7 javë nga fundi, është mban vendin e tretë me 57 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here