Sulmi i Milanit në krizë, te kuqezinjtë “shkrep” vetëm Piatek

Xhenaro Gatuzo, trajneri i Milanit, pak kohë më parë i vendosi nofkën “Robocop”, edhe pse djaloshit të rritur mes kodrave dhe fushave të qytezës polake me 20 mijë banorë (Dzerzoniv) nuk i pëlqen të ndërrojë epitetin e tij të preferuar: “Pistolero”. I ftohtë, vrasës dhe me një detyrë të caktuar: të shënojë gola.

Pak rëndësi ka se cilën skuadër ka përballë, ai dëshiron të festojë, ta dërgojë topin në rrjetë dhe të qëllojë me “pistoletën” e tij. Në Torino, përballë Juventusit regjistroi golin e tij numër 21 në kampionat, por bardhezinjtë janë “viktima” e 14- të nga 19 skuadra në Serinë A. Dhe jemi vetëm në sezonin e parë si debutues në Itali, sulmuesi pa mbushur ende një vit, kaloi nga Krakovia te Xhenoa dhe në janar te “Djalli”.

SHIFRAT Me kuqezinjtë janë 8 gola të realizuar deri tani në kampionat, plus 13 që mori me vete nga Xhenoa: në total 21 (kryegolashënues i Serisë A përkrah Fabio Kualjarelës së Sampdorias), pra më shumë se sa gjithë sulmi kuqezi, ku përfshihen Suso, Kutrone dhe Borini, duke lënë jashtë Higuain i huazuar te Çelsi.

Pikërisht pas transferimit të Piontek 23 janarin e kaluar, “Pipita” është harruar dhe fshirë nga kujtesa e tifozëve kuqezinj. Janë vetëm katër skuadra ndaj të cilave ende nuk ka shënuar në kampionat: Inter, Napoli, Fiorentina dhe Torino. Duke përfshirë edhe Kupën e Italisë, madje mbeten tri: pasi ndëshkoi edhe “axurrët” e Karlo Ançelotit, dy herë (2 golate fitores në çerekfinalen e 29 janarit). Milani nuk fiton prej thuajse një muaji, nga transferta në Veronë kundër Kievos. Dhe arsyeja është e thjeshtë: përveçse një rënieje psikologjike dhe fizike, nëse Piontek nuk gjen rrugën e rrjetës, të tjerët nuk bëjnë diferencën.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here