Valverde zbulon pikën e fortë të Man Utd

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është treguar i kujdesshëm me deklarata, para ndeshjes së parë çerekfinale me Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Trajneri spanjoll ka thënë se ata janë në formë tejet të mirë, por skuadra angleze mund t’i bëjë ata të vuajnë.

“Ne jemi në formën ku jemi, është një moment i mirë për ne”, u tha Valverde gazetarëve në konferencën e tij për shtyp para takimit të mërkurës.

“Ne jemi në një moment të mirë sepse ne kemi qenë duke pritur për këtë përballje që nga fitorja ndaj Lyon në raundin e 16-të.

“Tani ne presim përballjen ndaj Manchester Unitedin në këtë stadium të mrekullueshëm – ne e dimë se jemi në formë të mirë, por gjithashtu që do të duhet të luajmë mirë në të dy ndeshjet.

“Është e qartë se ata kanë aftësinë për të na shkaktuar probleme dhe ne e dimë se ata kanë lojtarë të mëdhenj, prandaj duhet t’i shmangim ata.

“Ne nuk duam që kjo lojë të largohet nga ne – ata kanë lojtarë të shpejtë dhe mund të na bëjnë të vuajmë në disa aspekte,”, ka shtuar më tej trajneri i Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here