Babai i Jovic zbulon se në cilën skuadër nuk do të transferohet biri i tij

Luka Jovic është surpriza në Bundesligë këtë sezon. 

Sulmuesi serb me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe vështirë se do të qëndrojë te Eintracht Frankfurt edhe për një tjetër sezon.

Gjermanët pritet që ta blejnë kartonin e Jovic dhe ta shesin atë gjatë merkatos së verës.

Ofertat për 21-vjeçarin nuk mungojnë aspak. Gjigantët e interesuar për Jovic janë: Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe Inter.

Babai i Jovic në një intervistë për Bild ka bërë të ditur se djali i tij mund të qëndrojë te Eintrachti edhe për një tjetër sezon dhe ka deklaruar se ai nuk e ka ndërmend ta vesh fanellën e Barcelonës.

“Kemi marrë shumë oferta për Lukan. Njëra nga ato është edhe oferta e Barcelonës. Megjithatë ai nuk është i interesuar të transferohet atje. Dëshira e tij është që të luaj me Eintrachtin në Ligën e Kampionëve, pasiqë këtu mund të luaj rregullisht dhe të zhvillohet si futbollist”, ka thënë Milan Jovic për Bild.

Jovic ka luajtur 38 ndeshje me Eintrachtin këtë sezon dhe ka shënuar 24 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here