Juventus përgatit 30 milionë euro për yllin e Romës

Siç raporton CorSport, Nicolo Zaniolo mund të largohet nga Roma vetëm pas një viti në Olimpico.

Zaniolo ka shkëlqyer që nga ardhja e tij te Roma. Italiani u transferua në Olimpico gjatë verës së kaluar kur Interi ofroi kartonin e tij dhe para për shërbimet e Radja Nainggolan.

Raportohet se Roma është e gatshme që ta shesë atë për shifrën e 40 miliona eurove, ndërsa Juventusi është klubi më i interesuar për momentin dhe Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro.

E ardhmja e Zaniolos në Olimpico gjithashtu do të varet nga kualifikimi i Ujkonjës në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

19-vjeçari ka luajtur 31 ndeshje me Romën këtë sezon dhe ka shënuar 6 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here