PARATICI NË STILIN E TIJ: Juventusi rrëmben dy yjet e klubit rival

Juventusi mbrëmë u ndal në barazim në sfidën parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit (1-1). Sezoni po shkon drejt fundit dhe tifozët e Zonjës së Vjetër shpresojnë që klubi i tyre ta fitojë kompeticionin më prestigjioz në europë.

Drejtori i Juventusit Fabio Paratici ka filluar të mendojë për merkaton e verës. Siç raportojnë mediat italiane Biankonerët dëshirojnë transferimin e dy yjeve të Romës.

Mbrojtësi i Romës Kostas Manolas ka klauzolë prej 36 miliona eurove, shifër aspak problematike për Juventusin, pasiqë mbrojtësi grek është në kulmin e karrierës së tij.

Situata është më e komplikuar sa i përket Zaniolos, për të cilin Roma kërkon 40 milionë euro. Zaniolo është një tifoz i madh i Juventusit dhe të dy klubet do të përfitonin nga ky transferim. 76 milionë euro nuk janë shumë për dy lojtarë, duke pasur parasyshë trendin e transferimeve të shtrenjta kohëve të fundit.

Mbetet ta shohim se çfarë do të ndodh në merkaton e verës, por kur Juventusi piketon ndonjë lojtarë gjithmonë ia arrin qëllimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here