Pjanic bën gati valixhet, Juventusi ka gjetur ‘Pogban e ri’ për 80 milionë euro

Juventusi ka shfaqur së fundmi interesim për mesfushorin e Lyonit  Tanguy Ndombele, raporton L’Equipe.

Sipas L’Equipe, kryesia e Juventusit është e  mahnitur nga paraqitjet e Ndombeles. 22-vjeçari konsiderohet si e ardhmja e futbollit francez.

Ndombele posedon kualitete të mëdha dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Për kualitetet e Ndombeles flet edhe fakti se ai ka luajtur katër ndeshje me përfaqësuesen e Francës, përkrah lojtarëve si Kante, Matuidi dhe Pogba. Interesim për të kanë shfaqur edhe Reali i Madridit, Manchester United dhe PSG.

Ndombele po luan një sezon të shkëlqyeshëm me Lyonin dhe luan në pozicionin e njejtë si Pogba. Ai gjithashtu është i ngjajshëm me Pogban në aftësitë teknike dhe fizike.

Problemi i vetëm i Juventusit është çmimi i lartë i Ndomebeles. Presidenti i Lyon ka bërë të ditur se nuk do ta lirojë Ndombelen për një shifër më pak se 80 milionë euro.

L’Equipe shkruan se Juventusi është kandidati kryesorë për transferimin  e Ndombeles gjatë merkatos së verës. Biankonerët e shohin atë si përforcimin ideal, ndërsa nga Torino pritet të largohet Miralem Pjanic, ndërsa e ardhmja e Sami Khedirës ende nuk është e qartë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here