Duka: Javën e ardhshme Kombëtarja me trajner të ri

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ishte sot në Shkodër, ku mori pjesë në një aktivitet për përurimin e një fushe sportive për fëmijët e kopshtit “Ismet Sali Bruçaj”, së bashku me ish kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana.

Nga Shkodra, ku mori vendimin për të shkarkuar trajnerin Christian Panucci, pas humbjes me rezultatin 0-2 në ndeshjen ndaj Turqisë, Duka foli edhe për trajnerin e ardhshëm të Kombëtares Shqiptare.

“Besoj se javën e ardhshme do të kemi edhe emrin e trajnerit të ri të Kombëtares, por edhe plotësimi e të gjithë stafit teknik, pasi qershori vjen shpejt dhe do të duhet të nisin përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore”, tha Duka.

Kandidatët në listën e Dukës janë disa, ku përveç Edi Rejës, që ishte edhe në Shkodër për të ndjekur ndeshjen me Turqinë, Duka ka kontaktuar edhe me emra si Guidolin, De Kanio, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here