E bujshme, Arsenali transferon yllin e United me parametra zero

Mesfushori spanjoll Ander Herrera është gjithnjë e më shumë larg Manchester United. Kontrata e 29-vjeçarit skadon  në fund të këtij sezoni, por palët nuk po bien dakord për ta rinovuar atë.

Mediat britanike mendojnë se PSG është destinacioni i Herrara, por orët e fundit në bisedime me lojtarin ka hyrë skuadra e Arsenal.

“Topçinjtë” janë ende në kërkim të një mesfushori që do të zëvendësojë Aaron Ramsey, që do të shkojë te Juventusi. Arsenal shpreson të bindë mesfushorin të qëndrojë në Premier League, duke tentuar një blerje me parametrin zero, çka do të balanconte llogaritë, duke qenë se edhe Ramsey largohet po me kosto zero

Drejtuesit e Arsenal shpresojnë të bindin lojtarin të qëndrojë në Angli, ku ai luan prej 5 vitesh (130 ndeshje e 12 gola me United). Problem për londinezët do të jetë rroga më e lartë që mund të ofrojë skuadra e PSG-së, që gjithashtu kërkon një mesfushor pas largimit të Rabiot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here