Kovac konfirmon zënkën mes Lewandowski dhe Coman në stërvitje

Të enjten bëri bujë një lajm i publikuar nga Bild, që raportonte se në stërvitjen e Bayern-it kishte plasur sherri dhe Kingsley Coman e Robert Lewandowski kishin shkuar deri aty sa të kapeshin me grusmhte.

Trajneri Niko Kovac ka folur sot në konferencë për shtyp dhe natyrisht tema kryesore ishte pikërisht sherri i shëmtuar mes dy yjeve të ekipit, që u ndanë nga Niklas Sule e Jerome Boateng.

“Po, ndodhi një sherr mes dy lojtarëve që janë përmendur në media”, tha Kovac, në prag të sfidës kundër Dusseldorf, të dielën.

“Pas stërvitjes diskutuam, të dy kërkuan falje dhe shprehën keqardhjen e tyre. Asnjëri nuk do të gjobitet, sepse e kuptuan gabimin. Çështja mbyllet këtu, nuk do të përgjigjem më për këtë temë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here