Ndryshime të mëdha te Interi: Largohen tre lojtarë, zbulohet dëshira më e madhe e Neroaxurëve

Interi po planifikon ndryshime të mëdha në merkaton e verës, raportojnë mediat italiane.

Përveç stolit që pritet ta marrë Antonio Conte, Beppe Marotta ka filluar të punojë që tani për përforcimet e reja.

Megjithatë pa marrë parasyshë se kush do ta drejtojë Interin sezonin e ardhshëm, tre yje pritet të largohen nga Giuzepe Meazza.

I pari që pritet të largohet nga Interi është Joao Miranda, për të cilin janë të interesuar Monaco. Gjithashtu pritet të largohet edhe Yan Karamoh i cili është i huazuar te Bordo. Nga shitja e këtyre dyve Interi pritet që të arkëtojë 20 milionë euro.

Më së shumti para Interi pritet të përfitojë nga shitja e Ivan Perisic, i cili vlerësohet 40 milionë euro.

Mauro Icardi pas problemeve me kryesinë pritet të largohet në fund të sezonit. Megjithatë çmimi i tij ka rënë dhe vështirë se Neroaxurët do të mund ta shesin atë për 100 milionë euro. Siç raportojnë mediat italiane, Interi është i gatshëm që ta shesë argjentinasin për 80 milionë euro.

Këtë buxhet nga 150 milionë euro Interi pritet që ta shfrytëzojë për përforcime të reja, ndërsa dëshira më e madhe e Neroaxurëve është Federico Chiesa i cili kushton 70 milionë euro.

Mbetet ta shohim se si do të duket Interi sezonin e ardhshëm.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here