NUK KA MË DILEMA: Edin Dzeko ka zgjedhur skuadrën e re

Roma pritet të bëjë një rekonstrukcion në skuadër pas përfundimit të sezonit.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Olimpico është Edin Dzeko, ndërsa interesim për sulmuesin boshnjak kanë shfaqur klubet nga Azia dhe Premier League.

Dzeko ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në Londër te West Ham United, nën drejtimin e Manuel Pellegrinit. Dzeko dhe Pellegrini kanë bashkëpunuar te Manchester City në vitin 2014 dhe kanë fituar sëbashku Premier League.

Londinezët i kanë ofruar Dzekos kontratë 2 vjeçare dhe pagë prej 4,5 miliona eurove në sezon dhe tani pritet akordi me Romën.

West Ham është i gatshëm të ofrojë më pak se 20 milionë euro dhe besojnë se marrëveshja do të finalizohet së shpejti, ndërsa Edin Dzeko do të rikthehet në Angli pas 4 viteve.

Dzeko ka luajtur 170 ndeshje me fanellën e Romës dhe ka shënuar 85 gola, ndërsa kontrata e tij aktuale me Romakët skadon në vitin 2020.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here