Real Madrid ia cakton çmimin Bales

‘Los Blancos’ kanë vendosur t’i caktojnë çmimin prej 130 milionë euro për Gareth Bale, me shpresën që shitja e uellsianit t’i financojë planet e tyre për transferimet e verës së vitit 2019.

Kampionët në fuqi të Evropës po mendojnë ta përdorin Balen në një marrëveshje shkëmbimi me Paul Pogban ose Christian Eriksen, shkruan ‘AS’.

Te Real Madrid po shpresojnë të përdorin Bale si një hap të madh për të për të nënshkruar me Paul Pogba nga Manchester United, me gjigantët e La Ligas që do të ofronin 29 vjeçarin dhe një shumë të hollash për francezin.

Nëse dështon marrëveshja me Manchester Unitedin për Pogban, Real Madrid do të tentojë që të njëjtën mundësi ta provojë edhe me Tottenham Hotspur për Christian Eriksen.

Gareth Bale është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Tottenham Hotspur për 100 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here