Hazard: Nuk jam lojtar i Realit, por jam i lumtur me kthimin e Zidanes

Ylli belg është pjesë e shumë spekulimeve për ndërrimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar veror.

Kalimi te Real Madrid shihet shumë i mundshëm, me lojtarin që gjithmonë ka ëndërruar këtë fanellë.

Duke folur për RMC, Hazard është shprehur i lumtur që Zinedine Zidane i është rikthyer futbollit, duke ndezur edhe më shumë spekulimet.

“Unë nuk dua të flas për të ardhmen time. Thashethemet janë rreth meje, por unë jam pjesë e Chelsea. Mbyllja e sezonit mund të jetë e bukur nëse fitojmë Ligën e Evropës dhe kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Hazard.

“Unë nuk jam një lojtar i Real Madridit, por si person e pëlqejë Zidanen, jam shumë i lumtur që ai është kthyer. Ai i duhet futbollit, dhe kthimi i tij është i mirë për Realin dhe tifozët e tij. Por, ky kthim mund të mos jetë i mirë për ekipet tjera, sepse Reali me Zidanen në bankinë ka fituar shumë trofe”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here