Juventusi ka një yll të ri, Kean barazon rekordin e Del Pieros

Futbollistët e Juventusit sot kishin një mundësi të mirë për të siguruar matematikisht titullin e tetë rradhazi në Serie A, por SPAL i prishi festën Biankonerëve duke i mposhtur 2-1.

Biankonerët ishin të parët që arritën deri te avantazhi falë golit të Kean, mirëpo SPAL që po lufton për mbijetesë arriti që ta përmbys rezultatin me anë të golave të Bonifazi dhe Floccari.

Mirëpo Juventusi luajti me një formacion të kombinuar, pasiqë të martën Biankonerët do të zhvillojnë ndeshjen kthyese me Ajaxin në Ligën e Kampionëve.

Kean ishte përsëri protagonist kur në minutën e 30. zhbllokoi ndeshjen.

Goli i sotëm ndaj SPAL ishte goli i 5-të për Kean dhe kështu ai barazoi rekordin e legjendës së Juventusit Del Piero, i cili gjithashtu në moshën 19-vjeçare kishte shënuar 5 gola në sezonin e tij të parë në Serie A.

Nuk ka dyshim se ky djalosh ka të ardhme të ndritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here