Ylli portugez dëshiron transferimin vetëm te gjiganti italian

Skuadra e Benfikës është e mbushur me talente të rinj, por më i kërkuari prej tyre është Joao Felix.

Felix konsiderohet si Ronaldo i ri në Portugali, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Real Madridi, Barcelona, PSG, Atletico Madrid, Bayern Munich, Juventus dhe Manchester United.

Megjithatë Felix dëshiron transferimin vetëm te një klub, ai është Juventusi.

Zonja e Vjetër që pas transferimit të Cristiano Ronaldos shihet si favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe Felix dëshiron që të luajë sëbashku me idhullin e tij.

Agjenti më i njohur i ditëve të sotme, Jorge Mendes agjent i të dy lojtarëve dhe Tuttosport raporton se portugezi është në bisedime me Zonjën e Vjetër.

Felix ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar 7 asistime në 36 ndeshje me Benfican këtë sezon, ndërsa klauzola e tij është 120 milionë euro.

Juventusi është i gatshëm që ta shesë Dybalan dhe me paratë arkëtuara ta blejë yllin e ri portugez.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here