ASGJË NGA JUVENTUSI: Zaniolo transferohet te një tjetër gjigant europian për 50 milionë euro

Nicolo Zaniolo mesfushori ofanziv i Romës, që shpeshherë luan si sulmues krahu, për një kohë të gjatë po luan shkëlqyeshëm, e sidomos në këtë pjesë të dytë të sezonit me golat dhe asisimet e tij i ka sjellur mjaftë pikë të rëndësishme Romës në Serie A.

Zaniolo ka eksploduar këtë sezon dhe vlera e tij është rritur shumëfish në treg. Italia ka marrë një lojtarë që pritet të jetë ylli kryesorë në vitet e ardhshme.

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici është një simpatizues i madh i Zaniolos dhe raportohet se Juventusi ka përgatitur 40 milionë euro për të, por vështirë se Roma do ta shesë te rivalët e tyre.

Sipas informacioneve të fundit, Bayern Munichut i është bashkuar garës për Nicolo Zaniolon dhe Bavarezët janë të gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për italianin, raporton e përditshmja gjermane Bild.

Bayerni ka dërguar ofertën më të lartë, me qëllim që të mposht konkurencën e Juventusit, Real Madridit, Manchester Cityt dhe PSG.

E ardhmja e Zaniolos gjithashtu do të varet nga se a do të kualifikohet Roma sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here