Man Utd gjen mënyrën se si ta mbrojë Pogban nga Real Madrid

Gjatë javëve të fundit janë rritur në maksimum zërat për kalimin e mundshëm të mesfushorit francez në ‘Santiago Bernabeu’.

Gjithsesi, duket se skuadra e udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer ka gjetur një mënyrë se si ta mbaj lojtarin në skuadër edhe përkundër interesimit nga ‘Los Blancos’.

Sipas ‘Mirror’, Man United janë duke menduar që t’i ofrojnë lojtarit shirin e kapitenit, për të hedhur poshtë kështu spekulimet për transferimin e mundshëm.

Rikthimi i Zinedine Zidane në krye të stolit të Real Madrid ka qenë një nga arsyet pse Pogba mendohet se do të kalojë tek madrilenët.

Kështu, pasi Antonio Valencia do të largohet në këtë fund të sezonit nga United, skuadra ka menduar që ta joshë francezin duke i ofruar shiritin e kapitenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here