Marca e konfirmon: Luka Jovic është lojtari i ri i Realit

E përditshmja spanjolle Marca, e cila njihet për afërsinë me Realin e Madridit në faqen e saj të parë bën të ditur se Luka Jovic është sulmuesi i ri i Mbretërve.

Rivalët e Realit, Barcelona konsiderohej si favorit për shërbimet e sulmuesit serb, mirëpo Katalanasit kanë hequr dorë nga sulmuesi i Eintracht Frankfurt.

Diario Gol, disa ditë më parë publikoi lajmin se Jovic ka arritur marrëveshje me Madrilenët dhe se së shpejti do të firmos kontratë 6 vjeçare, ndërsa sot konfirmimi ka ardhur edhe nga Marca.

Marca bën të ditur se sulmuesi serb është objektivi kryesorë i Realit për merkaton e verës dhe se transferimi do të kushtojë 70 milionë euro. Jovic pritet të përfitojë 4 milionë euro në sezon në Santiago Bernabeu.

Zidane ka kërkuar nga Perez transferimin e Jovic, ndërsa Mbretërit janë hedhur menjëherë në sulm.

Zidane dëshironte transferimin e një sulmuesi të ri, i cili do të jetë opcioni i dytë pas Benzemas, ndërsa nga Reali pritet të largohet Mariano Diaz.

Luka Jovic po luan një sezon të shkëlqyeshëm dhe në 37 ndeshje me Eintrachtin e Frankfurtit ka shënuar 23 gola dhe ka regjsitruar 7 asistime në të gjitha kompeticionet.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here