Ekskluzive: Joao Felix i thotë ‘PO’ Juventusit, fillojnë bisedimet Mendes-Paratici

Joao Felix është futbollisti i momentit!

Felix i cili po shkëlqen me fanellën e Benficas këtë sezon, është shndërruar njëri nga lojtarët më të kërkuar javëve të fundit nga gjigantët europian.

Mirëpo duket se destinacioni i ardhshëm i portugezit do të jetë Italia. Siç raporton gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, Felix i ka thënë dritën jeshile Juventusit dhe pritet agjenti i tij Jorge Mendes të takohet me Fabio Paraticin para ndeshjes Juve-Ajax.

Mendes i cili ka marrëdhënie të mira me Juvetusin, pas transferimit të Ronaldos dhe Cancelos në Torino, pritet që tia plotësojë dëshirën e dhe Joao Felixit. Klauzola e Felix është 120 milionë euro dhe Benfica dëshiron që ta rrisë atë në 200 milionë euro.

Mendes dëshiron që Felix të transferohet sa më shpejtë në ndonjë gjigant europian dhe pritet që së shpejti të fillojë bisedimet me kryesinë e Juventusit.

Juventusi sipas të gjitha gjasave do ta nxjerr në shitje Paulo Dybalan, i cili vlerësohet 100 milionë euro dhe paratë e arkëtuara nga shitja e argjentinasit t’i përdor për Felix.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here