Juventus, United dhe PSG në garë për yllin portugez

Siç raportojnë mediat portugeze Juventus, Manchester United dhe PSG do të garojnë këtë merkato për shërbimet e yllit të Sporting Lisbonës Bruno Fernandes.

Fernandes 24 vjeç konsiderohet si e ardhmja e futbollit portugez dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Fernandes ishte pranë largimit nga Sportingu sezonin e kaluar, pasiqë disa ultras të klubit kishin hyrë për ta sulmuar ekipin gjatë stërvitjes. Yjet e Sporting si Rui Patricio, William Carvalho dhe Gelson Martins u larguan nga skuadra, por Fernandes vendosi që të qëndrojë dhe këtë sezon po luan shkëlqyeshëm.

Sipas informacioneve të fundit Manchester United, Juventus dhe PSG kanë vëzhguar portugezin javëve të fundit dhe do të garojnë për mesfushorin 24 vjeçar në merkaton e verës.

Fernades ka shënuar 16 gola dhe ka regjistruar 11 asistime në 28 ndeshje këtë sezon, duke e dëshmuar se është i aftë edhe të shënojë edhe të krijojë raste në skuadër.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here