Barcelona ka gjetur pasuesin e Suarez në Premier League!

Prej kohësh në mediat spanjolle flitet se Marcus Rashord është emri që në Barcelonë konsiderohet më tepër si emri i duhur në rolin e sulmuesit të qëndrës.

Edhe pse kështu duket si një mision i pamundur për ta afruar në Camp Nou, kjo për shkak se lojtari ka dalë nga akademia e Manchester United dhe në ekipin e parë është shndërruar në të pa prekshëm.

Megjithate Mirror ka zbuluar se Barcelona po përgatit një ofertë të majme në menyrë që të bindi klubin anglez të lërë të lirë lojtarin për 120 mln euro. Rashford i cili është 21-vjeç vijon të jetë në kontratë me United, një kontratë qe përfundon në verën e  vitit 2020 dhe ka nisur bisedimet me klubin anglez për të rinovuar sërish.

Në fakt bisedimet janë zgjatur shumë duke qenë se palët nuk po arrinë një marrëveshje që do i kënaqte të gjithë dhe duke pasur këtë informacion Barça po tenton të bindë lojtarin për ta afruar 1 vit përpara se kontrata me Djajtë e Kuq të ketë përfunduar.

Nese Marcus Rashord nuk rinovon, United mundë ta shohë me sy të mirë tranasferimin e sulmuesit diku tjetër kjo për shkak se në 2020-ën do mund ta humbasë duke mos përfituar asnje euro nga ai. Kjo verë, 1 vit përpara se kontrata e tij të perfundojë mund të jetë mundësia e fundit e Manchester United për të përfituar në vlerë monetare nga talenti anglez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here