Cardiff vendos, nuk do të paguajë asnjë qindarë për Sala

21 janari ishte tragjedia e madhe për Emiliano Sala, i cili gjeti vdekjen gjatë një fluturimi me avion nga Franca për në Uells. 

Sulmuesi i Nantes kishte arritur marrëveshjen për të kaluar tek Cardiff, por u rikthye në Nantes për të përshëndetur ish-shokët e skuadrës, ku më pas u rrëzua me avion në Kanalin e La Manshit.

Cardiff duhet të paguante 15 milionë euro, +5 të tjera në formën e bonuseve tek klubi francez, por deri tani kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë. Në total janë 23.2 milionë euro që duhet të kalojnë tek Nantes, por deri tani nuk ka ndodhur dhe çështja ka kaluar në FIFA.

Nantes iu drejtuar FIFA-s, pasi Cardiff nuk pagoi këstin e parë prej 6 milionë eurosh. Më pas klubi nga Uellsi iu drejtua po FIFA-s me një qëndrim zyrtar ku i bënte të ditur se regjistrimi zyrtar i blerjes së Sala nuk ishte bërë për këtë, ata nuk do kanë ndër mend të paguajnë asnjë qindarkë.

Ka qenë tabloidi anglez “The Sun” që ka zbuluar lëvizjen e fundit të klubit të Cardiff, që mesa duket do e vijojë këtë çështje në dyert e FIFA-s, derisa organi më i lartë i futbollit në botë të japë një zgjidhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here